Lajme

Molliqaj: Jam ateist, por edhe për liritë fetare brenda asaj që mundëson sekularizmi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:55 / 22 October 2022

“Unë jam ateist”, thënë sot Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD),në T7.

Megjithatë, ai thotë se është për liritë fetare brenda asaj që mundëson sekularizmi.

“PSD-ja është subjekt sekularist, më larg sesa laicitetit“, ka thënë ai.

Molliqaj refuzon që çështja e shamisë të lidhet Islamin Politik.

“Bartja e shamisë është e drejtë“, ka thënë Molliqaj, por ka shtuar se refuzon mësim-besimin fetar në shkolla.

Gjatë diskutimit Molliqaj ka thënë se është pro të drejtave universal të njeriut, duke nënkuptuar edhe bartjen e mbulesës islame.

Por thotë se nuk duhet të tolerohen hoxhallarët që predikojnë diskriminim. Sipas tij liria e shprehjes nuk nënkupton “liri absolute”.