Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka folur në lidhje me rizgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani.
Në një intervistë për Blicin, Molliqaj ka “këshilluar” opozitën.
Sipas Molliqaj, gabimi fatal i opozitës do të ishte t’i bëhet kuorumi për zgjedhjen e presidentit.
“Gabimi më fatal i ardhshëm do të jetë, nëse ia boëjnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit. Për dy arsye madhore. Çfarëdo figure qoftë ajo. Sepse do t’i shërbejë Albin Kurtit për dy çështje që jan të rëndësisë jetike për me shtri kontrollin. Gjykata Kushteutese i ka 2 gjyqtarë të cilët nominalisht duhet Presidentja me i certifiku. Njëjtë e rëndësishme me këtë është Kryeprokurori. Vjosa Osmani shërbimin më të madh, jo data e zgjedhjeve, po shërbimi më i madh është Kryeprokurori që ka mandat 7 vjeçar, nuk është zgjedh sepse Vjosa Osmani ka vendos me refuzu njëanshëm. Dhe Albin Kurti ka dalë në kuvend dhe ka thanë ky perosn nuk ka me u bë kryeprokuror. Roli i Presidentit të ardhshëm është dy pika, me ia zgjedh kryeprokurorin sipas qefit të Albinit që Albini me e marrë organin e akuzës në dorë dhe e dyta ja me i çu do gjyqtarë kushtetues që e ngojnë 100% Albin Kurtin, ja me e ba jofunksionale Gjykatën Kushtetuese”, tha Molliqaj.