Lajme

Molliqaj: Lista Serbe nuk duhet ta kushtëzoj qeverinë e Kosovës siç ka bërë në të kaluarën, por as nuk duhet të përjashtohet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:54 / 15 March 2025

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke kritikuar qëndrimet e partive politke dhe duke shprehur shqetësimin për ndikimin e Listës Serbe në formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Ai ka theksuar se, megjithëse nuk duhet të përjashtohet Lista Serbe, nuk është e drejtë që Qeveria e Kosovës të kushtëzohet nga ky subjekt, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Molliqaj theksoi se duhet të ketë një qasje më të balancuar në negociatat me Listën Serbe, duke theksuar se kushdo që negocion duhet të refuzojë kushte që janë të dëmshme për shtetin , por gjithashtu të mos përjashtojë këtë subjekt politik thjesht për shkak të etnisë së tij.

“Këta po thonë se nuk e zgjedhim qeverinë me Listën Serbe, por pe zgjedhkan presidentin me Listën Serbe, s’ka nivel parimor këtu hiç. Unë nuk mendoj që duhet me përjashtu Listën Serbe, pse ka thanë Albin Kurti, këta janë ra në diskursin e Albin Kurtit. Nuk mendoj që qeveria e Kosovës duhet me u kushtëzu nga Lista Serbe si është kushtëzu në të kaluarën, por as nuk mendoj që duhet mu përjashtu vec se janë serb, ti shko dhe negocio me ta mos prano kushte të padobishme për shtetin”, ka thënë ai.

Një kritikë ai i ka drejtuar edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke e quajtur sjelljen e tij si “mini-Albin”, duke theksuar se kjo është një mundësi për të ruajtur qëndrimet e forta elektorale dhe parimore. Sipas Molliqajt, Abdixhiku është duke u treguar jokonsistent dhe duke ndryshuar qëndrime.

“Vec një kalkulim është i vërtet, që këta nuk besojnë në vete, më shumë i besojnë Albin Kurtit, për mu sjellja e kryetarit të LDK-së dje ishte një mini – Albin si farzë, ku na rrim në opozitë krejtë të tjerët dështojnë, na jemi këtu, na i mbajmë praimet. Ndërkohë jokonsistenca në qëndrime është më e madhja në LVV në historinë e saj. Ja qfarë jokonssitente ka Lumiri, dje tha ai që duheni mu mësu që është një LDK e re që i mban qëndrimet paraelkotrale dhe elektorale. Në presing është intervista e tij paraelektorale ku thotë se na si LDK do të marrim pjesë në zgjedhjen e presidentit gjithmonë, sepse jemi parti institucionale, pse pe ndrron tash kta. Kurse pram e ndrroj, vec le ti ndrron edhe disa budallaki tjera, se nuk mundesh me thanë që populli me ka votu për opozitë, populli që ta votu ty të ka votu për me fitu”ka thënë ai.

Molliqaj gjithashtu ka komentuar pozicionin e PDK-së, duke thënë se kjo parti po kërkon të krijojë një qeveri të mundshme me opozitën. Sipas tij, gara kryesore është mes PDK-së dhe LDK-së, dhe jo mes këtyre dy forcave politike kundër Kurtit.

“Unë mendoj që PDK e ka nxan pozicionin për të cilin nuk jom i sigurtë nëse është pozicioni i saj i vërtetë. PDK po thotë unë dua me bë qeverinë e opozitës, jam i hapur ta bëjë. Gara kryesore është PDK-LDK e jo këtyre dyave përballë Kurtit, ka qenë krejt mandatin e kalum, ka qenë në zgjedhje e është edhe tash, dmth ma shumë po dojnë me dallu me këta se ata”, u shpreh ai.

Në fund, Molliqaj ka nënvizuar dy kauzat kryesore që për të janë të rëndësishme: dialogu dhe demokracia. Ai ka theksuar se Kosova ka pasur gjithmonë probleme me pushtetin dhe demokracinë.

Tutje ai shton se egzistojnë dy arsye që opozita të bëhet bashkë dhe të qeverisë.

“Kauza e parë është dialogu, dhe kauza e dytë është demokracia që për mu nuk është pak e rëndësishme. Unë mendoj që Kosova prej shpalljes së pavarsisë kurr ma shumë pushtet që e ka cenu demokracinë nuk ka pas Kosova, ju muni me thanë që nuk e ka kalu gjendjen alarmante, mund të pajtohem me këtë por nuk e di kur e kalon. Për mu janë dy arsye, marrdhëniet ndërkombëtare, përkatësisht stausi i marrdhënies mes Kosovës dhe Serbisë dhe demokracia kauza të mjaftueshme për me u bo bashkë, me qeverisë opozita”, tha ai.