5:40 / 11 December 2022
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti është duke e keqpërdorur pushtetin, policinë dhe qytetarët për llogarinë e tij.
Sipas Molliqajt, tensionet në veri kanë qenë të parashikueshme.
“Z. Kryeministër, ju jeni duke e keqpërdorur pushtetin, policin, qytetarin për llogarinë tuaj. Kjo qasje nuk ka se si ta ketë një fund të mbarë. Tensionet në veri kanë qenë të parashikueshme. Prandaj edhe të provokuara”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka thënë se Kurti nuk është radikal në vendime por provokator.
“Njerëzit nuk janë figura shahu. Kjo nuk është një lojë. Dhe ju nuk jeni skenarist filmi. Mungesa e ndjeshmërisë karakterizon punën tuaj. Ju nuk jeni radikal, por provokator. Asgjë më shumë”, tha ai.