Lajme

Molliqaj: Qysh u bë puna që Kurti pranon marrëveshje pa njohje dhe me Asociacion brenda?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:19 / 11 November 2022

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj pyet se si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e pranon në parim një marrëveshje pa njohje dhe me Asociacionin brenda saj.

Molliqaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se kryeministri Kurti ka qenë kryeministri më jo transparenti ndonjëherë në historinë e Kosovës për çështjen e dialogut.

“Debati më i madh në shoqërinë e Kosovës është në dy pika, qysh u bo që VV-ja dhe Kurti dhe Qeveria e Kosovës po i thojnë PO në parim një marrëveshje që s’ka njohje dhe ka Asociacion brenda, dhe dy qysh u bo që ky kryeministër ke më jo transparenti najherë në historinë e Kosovës për çështjen e dialogut”.

Mes tjerash, Molliqaj thotë se për shkak të veprimeve të Kurtit, Serbia sot ka pozicion më të mirë se sa Kosova.

“Serbët kanë pozicion më të mirë sot sesa Kosova, për shkak të veprime që po i bën Kurti. Na ia kishim leju Kurtit me bo veprime për me ru pushtetin e tij qysh bëjnë politikanët, deri në momentin kur kjo nuk është barrë shumë e rëndë për shtetin”.