Lajme

Molliqaj reagon për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria: Të gjithë njëjtë nuk është drejt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:47 / 12 April 2022

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi Qeveria Kurti mori vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorë te sektorit privat dhe atij publik.

Me këtë rast, Molliqaj tha se një punëtor i sigurimit ose një shitës në një qendër tregtare paguhet deri në 200 euro në muaj, e ata do të ndihmohen njëjtë sikur ata që paguhen deri në 1200 euro.

Molliqaj theksoi se një student i Universitetit Amerikan që arrin të paguajë 6 mijë euro vitin, nuk mund të trajtohet njëjtë me një student nga Universiteti i Prishtinës, që mezi e paguan konviktin, transmeton Sot News.

Ai theksoi as kriza nuk i prek të gjithë njëjtë, por as ndihma nuk ndihmon njëjtë.

Postimi i plotë:

Të gjithë njëjtë nuk është drejt!
Një punëtor i sigurimit ose një shitës në një qendër tregtare paguhet 180-200 euro në muaj. Ata do t’i ndihmon njëjtë sikur menaxherët që marrin 1000 ose 1200 euro. Të gjithë nga 100 euro.

Një student i Universitetit Amerikan që arrin ta paguajë 6000 euro vitin nuk mund të trajtohet njëjtë me një student nga Universiteti i Prishtinës që mezi e paguan konviktin e menzen. I pari i harxhon këto 100 euro për një natë, tjetri e paguan konviktin për 1 muaj.

As kriza nuk i prek të gjithë njëjtë, por as ndihma nuk na ndikon njëjtë. Trajtimi i njëjtë i njerëzve që janë në situata aq të ndryshme e rritë pabarazinë dhe ia humb efektin parave.

Chcete se dozvědět tajemství úspěšného pěstování zeleniny na zahradě? Nebo potřebujete tipy na rychlé a chutné recepty? Navštivte náš web plný užitečných rad a lifestylových triků pro každodenní život. Zde najdete inspiraci pro zdravé jídlo, praktické nápady pro domácnost a mnoho dalších užitečných informací. Připojte se k naší komunitě a objevte nové možnosti pro zlepšení kvality života! Supinata Kuže na rukou: Co opravdu pomáhá Domácí hranolky, které nekřupou: Jak překonat ztuhlost a žít Kůra pevné Vyzkoušejte tyto užitečné triky pro každodenní život a objevte nové recepty pro vaření. Naše články o zahradničení vám pomohou vytvořit dokonalou zahradu. Získejte užitečné rady a tipy, které vám usnadní každodenní život.