Lajme

Molliqaj: Rugova thoshte se UÇK është dorë e zgjatur e Serbisë, por i fitonte zgjedhjet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:16 / 29 December 2023

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur lidhur me procesin e zgjedhjeve përgjatë viteve në Kosovë. Ai shembull mori ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, shkruan Insajderi.

Molliqaj ka thënë se Rugova deklaronte se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë, por që sërish i fitoi zgjedhjet.

Ai ka theksuar se ish-presidenti se njihte UÇK-në por që i fitonte zgjedhjet.

“Njerëzit kur të duan të falin shumë gjëra. Ibrahim Rugova i ka thënë UÇK-së dorë e zgjatur e Serbisë. I ka mbajtur zgjedhjet pasi është vrarë familja Jashari dhe i ka fituar 98%. S’e ka përmend UÇK-në, e ka përmend të ndalen bombardimet… S’e ka njohur UÇK-në as pasluftës, por i ka fituar zgjedhjet”, ka thënë Molliqaj në KTV.