Lajme

Molliqaj thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së fëmijëve të dëshmorëve të hënën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:04 / 21 January 2023

Të hënën në ora 12:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, do të mbahen protestë kundër fjalimit të kryeministrit, Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka bërë thirrje qytetarëve që t‘i bashkohen protestës.

Molliqaj ka shkruar se kjo protestë është kundër skandalit të një politikani instrumental si puna e Kurtit që as nuk kërkoi falje, as nuk u pendua.

Fëmijët e dëshmorëve na mbledhin në protestë, të hënën nga ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti. Kundër skandalit të një politikani instrumental si puna e Kurtit që as nuk kërkoi falje, as nuk u pendua. Zëri i organizuar kundër tendencës për ta rishkruar e instrumentalizuar historinë duhet të na bashkojë më shpesh, në shesh.” – ka shkruar Molliqaj.