Lajme

Momente gazmore në shtëpinë e Big Brother – Romeo bën ‘strip’ për Heidin dhe Eglën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:04 / 22 May 2024

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 3.

Romeo Veshaj së fundmi ka surprizuar Heidin duke i dhuruar një kërcim sensual.

Pasi kishin konsumuar darkën, prezantuesi iu afrua modeles duke e përkëdhelur dhe puthur.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6eb22c6c-79c6-436b-8d0c-9e436e8c2b77

Më pas çifti kërcyen së bashku, ndërsa Heidi iu drejtuar aktorit duke qeshur: “mos më bëj këto skena, je shumë idiot”.

Por pavarësisht fjalëve të Heidit, Romeo nuk u ndal me kaq, ai ka hipur më pas në tavolinë ku dhe ka vazhduar kërcimin e tij.

Para se të bënte këto skena me të dashurën, ai e ngacmoi edhe aktoren Egla Ceno.

Me këtë të fundit gjithashtu vallëzuan e bënë disa gjeste, me të cilat qeshën konkurrentët e tjerë.