Lajme

Monika Lubonja kujton Parashqevi Simakun: Një jetë e mbushur me dashuri dhe muzikë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:27 / 22 December 2024

E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Monika Lubonja ka ndarë kujtime emocionuese nga vitet e saj të rinisë me Parashqevi Simakun, një figurë të rëndësishme në jetën dhe artin e saj.

Monika ka postuar në rrjetet e saj sociale disa foto nga ato kohë, duke shprehur nostalgjinë për momentet e ndryshme që kaloi së bashku me Parashqevi dhe vajzat e tjera që ndoqën Akademinë e Arteve.

“Ka qenë viti i parë kur ne nisëm me zborin dhe aty jemi njohur me Parashqevinë dhe me gocat që fillonin Akademinë e Arteve. Atë pesëmbëdhëjtëditëshin nuk e kemi kuptuar kurrë se si ka kaluar. Parashqevia ka qenë njeriu që jo vetëm kishte dashamirësinë për t’u kujdesur,” shprehet Monika, duke theksuar rëndësinë e kësaj përvoje në formimin e tyre si artistë.

Ajo kujton natët e bukura që kalonin së bashku, duke kënduar me kitarë, dhe thotë: “Ishte një koncert aq i bukur sa rrallë ndonjëherë mund të bëhen. Sigurisht që janë kujtime kaq shumë të bukura dhe të vendosura në memorien tonë.”

Monika tregon se Parashqevia ishte një mbështetje e madhe për ata që e rrethonin. “I kishte ato mënyrat e veçanta për t’i ndihmuar të tjerët. Ishte një njeri shumë pozitiv. Ishte e lindur për skenën dhe kishte një karizëm që tërhiqte njerëzit,” thotë ajo.

Ajo gjithashtu ndan disa nga sfidat që Parashqevi kaloi në jetën e saj artistike. “Ndonjëherë, krijimi dhe performanca ishin të vështira, por ajo kurrë nuk u dorëzua. Ajo ishte një person që e donte artin dhe bëri gjithçka për ta mbështetur atë,” shton Monika.

Monika e përfundon duke theksuar se Parashqevia ishte jo vetëm një artiste e madhe, por gjithashtu një mikeshë, e cila i mbante gjithmonë afër ata që kishin nevojë për ndihmë.

“Kujtimet tona së bashku janë të paharruara dhe do të mbeten gjithmonë në zemrat tona,” përfundon ajo.