Lajme

Morina: PDK s’ka drejt të reagoj, edhe Hamza ka shpërndarë nga 100 euro sikurse Kurti, veprojnë me të njëjtën logjikë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:57 / 22 December 2024

PDK ka reaguar pas vendimit të Qeverisë, ku ndau nga 100 euro shtesat për fëmijët nga mosha 0-16 vjeç dhe pensionistët.

Koordinatori për Financa në Partinë Denokratike të Kosovës ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin 4 vjeçar të saj.

Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe kryeredaktori i portalit Veriu.info, Gazmend Morina, i cili ka publikuar postimin e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i cili në dy vitet paraprake kishte vepruar njëjtë sikurse Albin Kurti, ku kishte ndarë nga 100 euro për familjet me assistance sociale në Mitrovicë nga pozita e kryetarit të kësaj komune.

“PDK nuk ka drejt me kritiku per logjiken e dhenies se ndihmave prej 100 euro per familjet ose personat ne nevoje. Albini e Bedriu kane te njejten logjike te menduarit dhe vepruarit per kete ceshtje! Same shit!”, ka shkruar Morina në Facebook.