11:31 / 9 October 2024
Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani ka vendosur të rikthehet në fushën e saj të preferuar, atë të moderimit, përmes një podcasti të ri që pritet të ngjallë shumë interes.
Ky është një hap i rëndësishëm për Arbanën, e cila ka munguar në ekran për shkak të angazhimeve të saj profesionale në biznes.
Dita e sotme ka sjellë lajmin e bukur për ndjekësit e saj, teksa vetë Arbana ndau një foto nga zyra e re, duke ndjekur procesin e punës për projektin e saj të ri.
Podcasti, për të cilin ende nuk është zbuluar emri, është një projekt i shumëpritur dhe sipas burimeve të InfoMedia Albania, ky do të jetë një format interaktiv dhe inovativ, ku Osmani do të vijë me stilin e saj të veçantë që ka fituar dashurinë e publikut ndër vite.