Ballina

Mos bëni spektakël, në gyrbet po shkoni për një jetë më të mirë, jo si përpara që kanë shku për kafshatën e bukës…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:29 / 28 April 2023

Çun Lajçi i reagon Dardan Krasniqit:

  • Mos bëni spektakël, në gyrbet po shkoni për një jetë ma të mirë, jo për kafshatën e bukës si kanë shku përpara
  • Mos ja nxi fytyrën kunatës, se tash ajo sulltan nuk mundet me të ba veq pse është në qeveri…

Postimi i plotë i artistit Çun Lajçi në rrjetin social facebook 👇👇

“Kërkoj falje, por m’iritoi fjala “mora rrugë për gyrbet” dhe mu duk – Spektakël!?

-Ti lum miku merr rrugë prej qejfit, jo prej zorit, (qyshë kanë ikë vllaznit tu prej shkjaut)!
-Ti nuk e kërkon kafshatën e bukës, (si shumë të tjerë), por merr rrugë për nji kafshatë ma shumë, që kujton se asht ma e leht e ma e ambël së n’Kosovë!
-Ti s’je si djali im i pa punë që 38 vjet, (që kurrë s’e muer biletën pa kthim për Evropë), por siduket t’ka ra n’krye xhelozia e hyxhym me ia nxi ftyrën kunatës tande!
-Ti, ish luftëtari, a luftove për Kosovën a me ikë- “po nisëm për gyrbet”, thuese kunata u dashka pa tjetër me t’ba Sulltan, n’atdheun ku mia të tjerë janë si ti!
-Kjo nuk të ban nder ty s’parit e aq ma pak ia njollosë emnin ministrës, alias kunatës tande!
-Kërkoj falje që reagova, por mu duk spektakël i keq”