Lajme

“Mos më hajde në shtëpi pa fitore”/ Ilnisa-Meritonit: Dhurata më e bukur…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:52 / 2 May 2024

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh surprizoi Meriton Mjekiqin, duke i sjellë brenda ambienteve të shtëpisë partneren e tij, Ilnisa Agolli, ish-banore e “Big Brother VIP3”.

Mes emocionesh, dyshja shijoi pak momente të bukura pranë njëri-tjetrit. Sakaq Ilnisa u shpreh se do e presë deri sa ai të dalë dhe shtoi:

“Ti ndeze dritën time dhe fakti që unë të desha, të desha sepse ti nuk bën kompromise me asgjë dhe asnjë! Ky rrugëtim na dha dhuratën më të bukur bashkë, gjetëm njëri-tjetrin.

Dhe ky rrugëtim do të të kthejë si fitues tek unë dhe fëmijët tanë. Ti mua ma premton këtë? Dua të të shikoj siç ti je. Mos më hajde në shtëpi pa fitore ëë, sepse e di ti pastaj…”.