Analisti Halil Matoshi duke komentuar dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nëse jemi aq qytetar të edukuar, aq paqësor, ne dhunën në start duhet ta dënojmë se nga kush vjen.
“Kështu nuk shkojmë përpara, dhunën duhet ta dënojmë parimisht”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij aq është polarizues diskursi në këtë shoqëri saqë mos me qenë këtu NATO, ambasada amerikane dhe shtetet e QUINT-it, ne e rrezikojmë vetën, fëmijët tonë, të ardhmen e këtij vendi me luftë civile.
“Aq shumë urrejtje, poshtërim, denigrim, fyerj në shoqërinë tonë. Lufta fillon me diskurs e përfundon me grishta”, tha Matoshi.
Ai tutje tha që kur pushteti e mësyn opozitën është shtypje kurse kur opozita e bënjë një akt dhunë është arrogancë sepse shtypje nuk mundesh me e quajt sepse nuk ka forcë.
“Nuk thirret policia në Kuvend”, ka thënë Matoshi