Profesori nga Parisi, Nezir Kraki, ka reaguar pas publikimit të audio incizimeve të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lilës me terroristin Milan Radojiçiq.
Sipas tij, Kurti duhet të bëhet tri herë kryeministër falë votave të Beogradit që të krahasohet me miqtë e Radojiçiqit që tani janë në opozitë.
“Albini duhet të bëhet 3 herë kryeministër falë votave të Beogradit të krahasohet me miqtë e Radojqiçit që tash janë në opozitë. Duhet ta pres në zyrë Radojqiçin, e ta falenderojë në serbisht”, shkruan Kraki.
Ai ka komentuar funksionimin e kuvendit pozitë- opozitë, gjersa ka përmendur edhe listën e zezë amerikane, që sipas tij, shume mirë do kishte qenë sikur politika në Kosovë të kishte funksionuar me persona që s’kanë qenë në listat e zeza.
Tutje, ai kërkoi që të “mos merren yrysh si llavë e uritur se gjërat dihen, e personat njihen nga të gjithë”.
Shkrimi i plotë:
Opsioni i bashkepunimit me Listen serbe per votim te ligjeve duhet te jete opsioni i fundit, perveç ligjeve ku kerkohet shumica e dyfishte. Qeverisja efikase kerkon bisedime e konsultime te perhershme me opoziten edhe per vendime e ligje me te cilat opozita nuk pajtohet. Tekefundit, me mire nje vendim apo ligj me kompromis me opoziten sesa me bashkepunim me Listen serbe. Kjo eshte analiza ime sa i perket funksionimit te Kuvendit pozite-opozite.
Megjithate, gjerat duhet te shihen siç jane realisht dhe te analizohen me renditje nga rendesia apo pesha qe kane. Bashkepunimi me listen serbe per votim te ligjeve eshte vite dritë larg bashkepunimit me ate liste per krijimin e qeverise, krijim i cili nuk mund te realizohej pa voten e tyre (vote e autorizuar nga Beogradi).
Bashkepunimi me Listen serbe per votim te ndonje ligji nuk mund te krahasohet me bashkepunimin 20 vjecar ne biznes e ne politike qe figurat e asaj liste kishin me figurat kryesore te politikes dhe medas ne Prishtine. Per me teper, bashkepunimi i lesaj qeverie per votim ligjesh ka ndodhe ne kohen kur Lista serbe ishte defaktorizu politikisht dhe nxjerre nga qeveria.
Pastaj ishte « lista e zeze e Amerikes ». Po, shume mire do kishte qene sikur politika ne Kosove te kishte funksionu me persona qe s’kane qene ne listat e zeza. Ja sa per rikujtim per ata qe e zbuluan listen e zeze amerikane kete jave.
Lista e zezë amerikane ne janar 2018:
Fatmir Limaj
Daut Haradinaj
Rexhep Selimi
Sami Lushtaku
Rrustem Mustafa
Azem Zyla
Ramiz Lladrovci
Emrush Xhemajli
Sabit Gashi
Skënder Habibi
Avdyl Jakupi
Ismet Kryeziu
Isak Musliu
Maliq Ndrecaj
Emrush Suma
Sami Ukshini
Muhamet Xhemajli (i vrarë)
Haradin Bala
Besnik Kelmendi
Elvis Kelmendi
Liridon Kelmendi
Naser Kelmendi
Safet Durguti
Lavdrim Muhaxheri (i vrarë)
Shkurt e shqip, Albini duhet me u be 3 here kryeminister fale votave te Beogradit me u krahasu me miqte e Radojqiçit qe tash jane ne opozite. Duhet me e prit ne zyre Radojqiçin e me e falenderu ne serbisht.
Keshtu qe, mos merrni yrysh si llave e uritur se gjerat dihen e personat njihen nga te gjithe. Si personazhet politike ashtu edhe mediat qe jane dalldis keto dite jane edhe banda kriminale ose pjelle e tyre edhe te pabesueshme.