Lajme

“Mos qitni budallë në TV”, Valon Syla kritikon moderatorët e debateve televizive

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:40 / 28 September 2023

Analisti Valon Syla përmes një postimi ka reaguar lidhur me 8 minutat shpërthyes mes Astrit Gashit dhe të burgosurit politik Afrim Cakës, gjatë debatit në emisionin  “Debat Plus” të Ermal Pandurit, shkruan Insajderi.

Syla ka kritikuar moderatët e debateve televizive duke u bërë thirrje që mos të thërrasin “budallë në TV me i sulmu gazetaret me përvojë”.

“Ne kete kohë krize me terrosita serb, e situate prag konflikti, mos qitni budallë në TV me i sulmu gazetaret me përvojë… se ata për me marrë vëmendje, e me qenë protagonistë akuzojne mbarë e mbrapsht”.

Tutje ai ka shkruar se njerëzit sikur Afrim Caka po e përdorin hapësirën për përqarje duke menduar se po i bëjnë mirë Qeverisë Kurti.

:Në vend se të flitet tjetër, njerëzit sikur Agim Caka e përdorin hapsirën për përçarje dhe zhvleftësim me doza të nalta budallakie, duke menduar se po i bojnë mirë Qeverisë Kurti… por spe kuptojnë në çfarë situate jemi”.

Postimi i plotë i Valon Sylës:

Ne kete kohë krize me terrosita serb, e situate prag konflikti, mos qitni budallë në TV me i sulmu gazetaret me përvojë… se ata për me marrë vëmendje, e me qenë protagonistë akuzojne mbarë e mbrapsht.
Kemi nevojë për dekontaminim nga debatet me tendenca populliste. Kemi nevojë për dekontaminim kulturor seriozisht. Nuk po e them me qëllime nënqmuese, por vlerësuese.
Astrit Gashin tash e pashë të lënduar dhe të prekur ne TV. Në vend se të flitet tjetër, njerëzit sikur Agim Caka e përdorin hapsirën për përçarje dhe zhvleftësim me doza të nalta budallakie, duke menduar se po i bojnë mirë Qeverisë Kurti… por spe kuptojnë në çfarë situate jemi.
A pi nalni këta budallë, këta linçues, që gjithçka ju duket armike, me dalë në TV ju lutem, mundoheni me i zgjedh bile të pranueshëm.