Lajme

“Mos u trullo” nëna e Rita Orës nervozohet pasi vajza e saj vallëzoi me flamurin serb

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:26 / 28 August 2023

Një video ka qarkulluar ku shihej këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duke vallëzuar me flamurin e Serbisë.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta ndaj Ritës, shkruan lajmi.net.

Vet Rita Ora në një deklaratë për media, që i është dërguar edhe Klan Kosovës, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket.

Në fund ka reaguar edhe vet nëna e Ritës, Vera Ora.

Ajo ka postuar një foto të vajzës së saj ku e bën shqiponjën mbrapa flamurit të Kosovës.

Në mbishkrim nëna e Ritës ka shkruar “M’fal se të kom bërtit shumë, po më ke bo nervoz shumë. Mos u trullo”.