2:07 / 1 February 2026
Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, ka vlerësuar se dje i është dhënë një shans i ri Lumir Abdixhikut, i cili i shpëtoi votëbesimit për dorëheqjen nga drejtimi i LDK-së.
Muhaxheri theksoi se mënyra e organizimit të Kuvendit të LDK-së ishte një promovim i demokracisë.
“Promovim i demokracisë së partisë dhe një shansë e re. Se besoj që është ndarje, është promovim i demokracisë dhe shansë e re për kryetarin”, tha Muhaxheri për Reporterin.