Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka reaguar në lidhje me vendimin e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në lidhje me vendimin për subvencionimin për qentë endacakë në Prishtinë.
Ai ka thënë se është që të ndahen nga 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë një qen endacak.
Sipas tij, në krahasim me shumën që ndahen për fëmijët kjo shumë është shumë e madhe.
“Ne prioritetin e parë sa i përket ri-qarkullimit të të ardhurave e kemi dediku tek fëmijët përmes shtesave. Dje e pash një lajm që Komuna e Prishtinës kish dhënë 50 euro për adoptimin e një qeni. Mendoj që është më shumë sesa shtesat për fëmijë dhe është jo fer” – tha deputeti Muja gjatë seancës së Kuvendit.
Ndër të tjera Muja foli edhe për kohën në Kosovë për shtatë vite janë subvencionuar lopët dhe viçat por nuk ka pas shtesa për fëmijë.
“Në vitin 2023 Kosova ka pas 376 mijë lopë edhe viça dhe është bë skema e subvencionimit të viçave. Rreth 85 euro për lopë. 7 vjet s’kemi pas shtesa për fëmijë por kemi pas për viça. Kjo është implementu në kohën e PDK-së, të LDK për qen”- u shpreh ai.
Lajme
Muja: Në kohën e PDK-së s’kemi pas shtesa për fëmijë por për viça, të LDK kemi shtesa për qen
3:21 / 22 June 2023