Lajme

Muja: Trepça po lirohet nga strukturat kriminale të lidhura me PDK-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:19 / 29 November 2022

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, përmes një gjuhe goxha të ashpër e aspak kursyese ndaj partive politike, ka thënë se ndërmarrja publike e Trepçës ka filluar të rikthehet.

Sipas tij, Trepça është duke u liruar nga kthetrat e strukturave formale dhe kriminale të lidhura me PDK-në.

“Të hyrat nga shitja gjatë vitit 2022 janë dyfishuar krahasur me vitin 2020. Kur Qeveria Kurti erdhi në pushtet, pasqyrat e auditorit 2021 tregonin se ndërrmarja u gjet me rreth 20 milionë euro borxhe: 8.2 milionë euro të papaguara ndaj KPMM (renta minerare), kontrobute te papaguara të punëtorëve ndaj ATK/Trust 5.4 milionë euro, borxhe ndaj furnitorëve, kryesisht rrymë të papaguar 5 milionë euro. Të dhënat 2019-2022 në webfaqen e ndërrmarrjes dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomi”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i plotë: