Ministri i Financave thotë se PDK, LDK dhe AAK-Nisma kanë bllokuar fonde të rëndësishme nga BE dhe Banka Botërore.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar heqjen e masave nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se tani të vetmet “masa” që mbeten në Kosovë janë ato që partitë opozitare ia kanë vendosur vendit.
Ai u shpreh se PDK, LDK dhe koalicioni AAK-Nisma nuk kanë votuar për 882 milionë euro të Planit të Rritjes së BE-së dhe 130 milionë euro të marrëveshjes me Bankën Botërore, duke e bllokuar kështu këtë financim të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
Murati shtoi se këto fonde janë të domosdoshme për përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen sociale dhe investimet që ndikojnë drejtpërdrejt në qytetarët dhe ekonominë e Kosovës.