Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Komuna e Prishtinës dhe Përparim Rama ka shpallur tender në vlerë prej 16.5 milionë eurove që grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private.
Ai në një postim në Facebook, ka pohuar se tenderi është shpallur përkundër faktit që Komuna e Prishtinës ka Ndërmarrje Publike për grumbullimin e mbeturinave.
“Pra, diçka që mund të kryhet nga Ndërmarrja Publike me pak më shumë bashkëpunim e koordinim, po tentohet t’i jepet një kompanie private, për 16.5 milionë euro. Ky është abuzim flagrant i parave të taksapaguesve, sepse po shpenzohet për një shërbim i cili tashmë ofrohet nga një ndërmarrje publike. Për më tepër, kjo nënkupton edhe falimentimin e ndërmarrjes publike dhe largimin nga puna të qindra punëtorëve”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Komuna e Prishtinë dhe Përparim Rama ka shpallur tender në vlerë prej 16.5 milionë eurove që grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private.
Kjo përkundër faktit që Komuna e Prishtinës ka Ndërmarrje Publike për grumbullimin e mbeturinave.
Pra, diçka që mund të kryhet nga Ndërmarrja Publike me pak më shumë bashkëpunim e koordinim, po tentohet t’i jepet një kompanie private, për 16.5 milionë euro.
Ky është abuzim flagrant i parave të taksapaguesve, sepse po shpenzohet për një shërbim i cili tashmë ofrohet nga një ndërmarrje publike. Për më tepër, kjo nënkupton edhe falimentimin e ndërmarrjes publike dhe largimin nga puna të qindra punëtorëve.
Ku është prokuroria për këtë rast?