Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se opozita aktuale dikur kishte thënë se Serbia nuk njeh Kosovën pa i dhënë diçka. Në seancën e natës për dialogun, ai shtoi se të njëjtit e kanë sjellë vendin në humnerë.
“Diçka që u fol këtu, disa deputetë thanë që ‘komunikimi i komunitetit serb direkt në qeverinë, problem i madh’. Tash, ju keni krijuar Listën Serbe që komunikon direkt me Beogradin, me Qeverinë e Serbisë, këtë po e llogaritni të keqe, ajo për juve ka qenë në rregull. Ta bëni Listën Serbe të komunikojë direkt me Vuçiqin, për ju ka qenë në rregull. Kur e keni çuar dorën dhe e keni votuar”, shtoi ai.
Murati tha se është hera e parë që të dy palët kanë reciprocitet, duke shtuar se opozita e dikurshme kishte thënë se njohja e Serbisë nuk vjen pa i dhënë diçka.