Lajme

Mushkolaj ia “bën bajat” Abdixhikut pasi ky s’u takua me Begajn: Je veç një kryetar partie

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:35 / 16 August 2022

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky refuzoi ta takojë presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili sot vizitoi Kosovën.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Abdixhiku është veç një kryetar partie dhe çdo tentim për ta paraqitur ndryshe atë, është qesharak, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

LDK është veç nji parti politike, si të gjitha të tjerat, edhe Lumiri veç nji kryetar partie, si krejt të tjerët. Çdo përpjekje për me e paraqitë ndryshe është qesharake.

p.s. Ibrahim Rugova ka vdekë më 2006.