Lajme

Mushkolaj: Kërkova nga Abdixhiku që të distancohet nga gjuha e rrezikshme e Muhaxherit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:54 / 5 July 2023

Në takimin e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me gazetarë dhe opinionistë pjesëmarrës ishte edhe Imer Mushkolaj.

Ai ka kërkuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, distancim nga gjuha e nënkryetarit Gazmend Muhaxheri.

Mushkolaj shprehu shqetësimin e tij nëse kjo ishte “alternativa” e Lidhjes Demokratike.

“Nuk e bojkotova takimin ndonëse i pranishëm ishte edhe Gazmend Muhaxheri, i cili një natë më parë bëri krahasimin skandaloz të qasjes së Albin Kurtit në veri me Slobodan Milosheviqin”, tha ai.

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara shtoi se do t’i përgjigjet edhe ndonjë takimi nëse ftohet nga qeveria.