Lajme

Mushkolaj: Kurti po vazhdon t’i kapë institucionet me zyrtarë partiakë, cep më cep

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:52 / 8 April 2025

Analisti i njohur politik, Imer Mushkolaj, ka shkruar për disa punësime partiake që po bëhen kohëve të fundit nga partia në pushtet.

Mushkolaj përmendi dy raste konkrete, atë të Nora Kelmendit, asambliste e VV-së, si dhe atë të ish-deputetit Mirsad Shkreta.

“Ish-këshilltarja e Albin Kurtit, asambleistja e VV’së në Prishtinë, Nora Kelmendi, pritet të emërohet drejtoreshë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit”, shkroi Mushkolaj.