Lajme

Mushkolaj: Lumir Abdixhiku është dështak – po luan lojë për të mbetur kryetar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:01 / 19 January 2026

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se kryetari aktual i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është dështak.

Ai ka theksuar se Abdixhiku i ka humbur dy palë zgjedhje brenda një viti.

“Jam jashtëzakonisht i qartë sa i përket Lumir Abdixhikut. Nëse z. Abdixhiku kishte dashur me marrë përgjegjësi për humbjen, jep dorëheqje, Kuvendi e miraton dorëheqjen, mirupafshim. Nuk ka këtu Kuvend, votëbesimin tash, e logjika është me u bazu në statusin që e kanë shkru dje…”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj ka shtuar tutje se mosdorëheqja e Abdixhikut është lojë e tij.

“Kjo është lojë e Lumir Abdixhikut me vazhdu me qenë kryetar… vetëm po e përsëris: Lumir Abdixhiku nuk ka dhënë dorëheqje, kaq është kjo punë. Me pas desht me dhanë dorëheqje, ish largu zotnia”, ka deklaruar ai.