Lajme

Mushkolaj pas vendimit të Listës Serbe për bojkotim: Kjo është karta e fundit e Vuçiqit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:45 / 5 November 2022

“Kjo është karta e fundit e Vuçiqit në përpjekje për të manipuluar me situatën në veri të vendit”.

Kështu është shprehur analisti, Imer Mushkolaj për Portalin Dukagjini pas vendimit të Listës Serbe për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Në takimin e mbajtur në Zveçan, Kyetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës. Sipas Mushkolaj, një situate e tillë paraqet një sfidë për institucionet e vendit.

“Kjo është karta e fundit e Vuçiqit në përpjekje për të manipuluar me situatën në veri të vendit. Por, po ashtu, është një sfidë për institucionet e Kosovës se si t’i japin zgjidhje situatës së krijuar, duke pasur parasysh gjendjen e brishtë të sigurisë”, ka deklaruar Mushkolaj.