Analisti thotë se partia ka nevojë për ideologji dhe drejtim të ri, jo kthim pas në nostalgjinë e së kaluarës.
Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar zgjedhjen e Bedri Hamzës në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se PDK ka nevojë për një figurë udhëheqëse të fortë dhe vizionare, e jo për një menaxher të zakonshëm.
“Mendoj se PDK-së i duhet lider, jo menaxher. PDK ka nevojë për ideologji, për një revolucion drejt të ardhmes, jo nostalgji për të kaluarën”, u shpreh Mushkolaj, duke nënkuptuar se partia duhet të rikrijojë identitetin e saj politik dhe të paraqesë ide të reja për qytetarët.
Sipas tij, PDK duhet të shohë përpara dhe të ofrojë reforma të thella, në vend të mbështetjes tek figurat dhe qasjet e së kaluarës, të cilat, siç thotë ai, nuk i japin zgjidhje sfidave aktuale të vendit.