Lajme

Mushkolaj: Pse Qeveria nuk po i ndihmon me nga 50 euro edhe punëtorët e sektorit privat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:16 / 3 September 2022

Analisti politik, Imer Mushkolaj e ka kritikuar Qeverinë Kurti, pse nuk u ka ndarë nga 50 euro edhe për punëtorët e sektorit privat.

“Mijëra punëtorë në këtë sektor ballafaqohen me shumë më shumë probleme se ata që punojnë në shtet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nëse qeveria paska vendosë t’i ndihmojë me 50 euro çdo muaj zyrtarët publikë, pse nuk po vepron njësoj edhe me punëtorët e sektorit privat, pra t’i mbështesë edhe ata direkt me 50 euro në muaj?

Mijëra punëtorë në këtë sektor ballafaqohen me shumë më shumë probleme se ata që punojnë në shtet.Ata nuk meritojnë të diskriminohen nga qeveria.