Lajme

Mushkolaj publikon ballinat e gazetave serbe: Vazhdon propaganda e fëlliqtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:24 / 20 July 2024

Analisti Imer Mushkolaj ka publikuar disa ballina te gazetave serbe sot, pas vrasjes se Faton Hajrizit.

Mushkolaj ka thënë se është duke vazhduar propaganda e fëlliqtë e Serbisë

“Ballinat e gazetave serbe sot. Vazhdon propaganda e fëlliqtë.” – ka shkruar Mushkolaj.

Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.