1:59 / 12 December 2022
Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas konferencës për media të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për zhvillimet e fundit në veri.
Përmes një postimi në Facebook, Mushkolaj tha se Vuçiq prap u viktimizua në televizionin publik serb.
“Vuçiqi u viktimizu prapë n’RTS”, ka shkruar Mushkolaj.
Tutje, ai ka ironizuar edhe me qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për tensionet në veri.
“Po duket se tek ai besim ende ka veç Borrelli. Madje edhe Edi Rama i reagoi, edhe pse pas amerikanëve e britanikëve”, ka shkruar Mushkolaj.