12:18 / 23 July 2024
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratës së Kurtit në lidhje me Faton Hajrizin.
Ai sot në përurimin e renovimeve të Klinikës së Kardiokirurgjisë ka thënë se është shumë i nxënë si Kryeministër dhe nuk ka kohë të merret më punë të ministrave
Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti e ka bërë Kosovën “llugë” në çdo sferë e që sipas saj duhet menjëherë ta shkarkoj Albulena Haxhiun dhe Xhelal Sveçlen.
“E vërtetë qe ka shumë punë se e ka ba Kosovën llugë në çdo sferë e i ka hupë filli, ama punën e parë që duhet bërë është me e shkarku Albulena Haxhiun dhe Xhelal Sveçlen. Demagoga, shkatërrues të shtetit, Llaskuca”, ka shkruar Musliu.