Lajme

Musliu: Fatbardhësisht po i vie fundi kësaj Qeverie

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:55 / 3 November 2024

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se me Qeverinë Kurti në Kosovë janë 75 mijë vende pune më shumë dhe se kanë ulur papunësinë nga 23.8% në 10.8%.

Ajo thotë se deklarata e zëvendëskryeministrit Bislimi është tentative për të manipuluar opinionin publik.

‘’Deklarata për 75 mijë vende pune nga zëvendësministri Bislimi është një tentativë për të manipuluar opinionin public. Mungesa e transparencës dhe e provave të qarta për këto numra nxjerr në pah një nivel të lartë të mashtrimit nga ana e Qeverise. Këtë strategji manipulese mund ta interpretojmë si një mashtrim të pastër dhe ikje nga premtimet e tyre’’, ka deklaruar Musliu.

Deputetja e PDK-së, potencon se kjo strategji e manipulimit e demton besimin e qytetarëve ndaj instutcioneve.

‘’Kjo strategji e manipulimit e dëmtonë besimin e qytetarëve në institucionet dhe politikat e qeverisë. Kjo qasje ndaj statistikave dhe premtimeve të punësimit e ka përkeqësuar frustrimin e qytetarëve dhe po ndikon negativisht në stabilitetin social dhe ekonomik, ku si pasoj afer gjysem milioni qytetar e kanë braktisur Kosovën’’ shprehet Musliu.

Musliu, tha se kësaj Qeverie po i vije fundi.

‘’Fatbardhësisht po i vie fundi kësaj qeverie’’ deklaroj ajo.