Lajme

Musliu iu kundërpërgjigjet mësimdhënësve: Që 38 vjet kam punuar pa rrogë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:02 / 27 September 2022

Imami nga Drenasi, Osman Musliu ka kërkuar fillimin e procesit mësimor dhe ndaljen e grevës në arsim, në një lidhje direktë në Politiko.

Musliu ka përmendur po ashtu ka reaguar ndaj deklaratave se mësimdhënësit kishin punuar pa para në vitet e 90-ta.

Ai tha, se si myfti që është asnjëherë nuk ka marrë rrogë për këtë punë.

‘Unë jam për me u ndalë greva në arsim e me fillu mësimi. Sepse me të vërtetë këta kanë hy në udhë pa kry. Po më pengon si hoxhë e sip rind. Në realitet është tepru. Në kushte normale, një muaj ditë mos me pasë mësim, është pak e tepërt. Kaniherë kur thojnë disa arsimtarë kemi punuar në vitet e 90-ta. Hoxhollarët prej 1912 kemi punu qysh kemi punu. Unë jam që 38 vjet imam edhe kurrë në jetë time s’kam pasë rrogë”, tha Musliu në Politiko.