Lajme

Musliu: Jam me fat, po jetojë ëndrrën e shumë brezave për të parë shqiptarët bashkë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:01 / 27 November 2022
Të dielën, u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme kombëtare.

E pranishme ishte edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila thotë se është me fat që po jeton ëndrrën e shumë brezave, që të shohin shqiptarët bashkë.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Musliu thotë se është e qartë se sa i lartë është çmimi i lirisë.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Ndjehem me fat dhe shumë e emocionuar, sepse jam e vetëdijshme që jam duke e jetuar ëndrren shekullore të shumë brezave që ëndrruan me e pa Shqiperinë, që ëndrruan ti shohin shqiptarët bashkë! Për mua është e qartë çdo ditë se sa i lartë është çmimi I Lirisë e me theks të veçant në ditët si kjo dhimbje e krenaria qendrojnë krahë njëra tjetrës.
Gëzuar 28 Nëntorin! Rrnoftë KOMBI SHQIPTAR🇦🇱🇽🇰!