Lajme

Musliu: Komandanti i Policisë në veri të shkarkohet menjëherë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:45 / 3 November 2022

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, ka deklaruar se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletëve qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Një deklaratë të tillë po e quan grusht-shtet, Ganimete Musliu nga PDK-ja.

Sipas deputetes opozitare, i njëjti komandant i Policisë duhet të shkarkohet menjëherë.

“Kur Komandanti i Polise nuk i zbaton urdherat kemi të bejmë me grushtshtet. Ky Komandant duhet të shkarkohet menjeherë”, shkroi ajo në Facebook.