4:07 / 28 July 2024
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me qytetarët në Skënderaj.
Ajo ka thënë se PDK do të “kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”.
Musliu ndër të tjera ka thënë se qendrueshmëria e votuesve duhet të përkthehet në program politik për fitore.
“Kosovës i duhet PDK-ja, PDK-së i duheni ju. Partia Demokratike e Kosovës, nuk është thjeshtë parti politike, Partia Demokratike është sakrifica dhe lufta për liri, është historia e pavarësisë, shtetndërtimit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.
“Faleminderit shumë për secilin prej jush që ishit prezent dhe u bëtë pjesë në këtë bashkëbisedim”, ka thënë Musliu.