Ballina

Musliu: Kurti e ka humbur betejën me çdo pjesë të shoqërisë, betejën e vetme e ka me vetveten

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:06 / 23 June 2023

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për të hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti e Qeverisë.

Musliu ka thënë se Qeveria po ushtron dhunë ndaj administratës e medieve dhe se gjatë dy vjetëve qeverisje nuk ka shënuar asnjë sukses…..

….

“Lufta e pushtetit aktual ndaj secilit që ka guxim, të qëndroj drejt, sot është e paprecedentë. Administrata shtetërore është në terror të përditshëm nga një Qeveri e cila është e paaftë për të qeverisur. Nga një Qeveri që presionin, diferencimin rajonal dhe politik e ka bazë të veprimtarisë së saj. Nga një Qeveri që për dy vjet e gjysmë qeverisje nuk ka shënuar asnjë sukses. Nga një Qeveri që e ka izoluar vendin në agjendën ndërkombëtare. Nga një Qeveri që propagandën e ka shujtë për mëngjes, drekë e darkë…Sot dua t’i bëj thirrje Qeverisë që ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës dhe medieve”, ka thënë Musliu,

……

Sipas Musliut tanimë Kurti betejën e vetme e ka me vetveten.

“Fatkeqësisht  Albin Kurti e ka humb betejën me çdo pjesë të shoqërisë në Kosovë. Betejën e vetme Albin Kurti e ka me vetveten…Kosova nuk e meriton një qeverisje të tillë”, ka deklaruar ajo para deputetëve të tjerë.