Lajme

Musliu: Kurti nuk e sheh të denjë ta rrisë vajzën e tij në Kosovë, prandaj ikin qytetarët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:49 / 16 February 2023

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për ikjen e qytetarëve.

Në seancën e sotme, ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e sheh të denjë Kosovën për ta rritu vajzën e tij.

Sipas saj, një kryeministër i tillë nuk mund ta ndalë ikjen e qytetarëve nga Kosova.

“Nuk i beson qytetari pallavrat e juaj. Nuk mundet qytetari i Kosovës t`i besoj një kryeministri, i cili vendin e vet me të cilin qeverisë nuk e sheh të denjë për ta rritur vajzën e tij. Familjet e tij e ka ik prej këtij vendi, prandaj nuk mundesh t`i me i ndalë qytetarët për me ikë ”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se kjo Qeveri e mbron vetëm ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.

“Ju nuk dini me rujtë asgjë. Krejt çka dini me ruajte ju është ambasadorin Martin Berishajn. Prandaj jeni çu në këmbë i madh e i vogël me e rujtë Martin Berishajn, sepse ai është thesar për juve”, është shprehur Musliu.