Lajme

Musliu mesazh mërgatës: Kur festoni me “Albin rrencin”, mos i harroni këto skandale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:40 / 30 July 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar mirëseardhje mërgatës kosovare. Ai po ashtu ka bërë të ditur se sot do të mbahen aktivitete në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në nderim të diasporës.

Menjëherë pas këtij postimi, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia ka numëruar disa prej skandaleve kryeministrit Kurti.

Ajoi ka bërë thirrje mërgatës të festojë, por t’i mbajnë mend aferat.

Postimi i saj:

Mërgatë, Albini po ju fton në festë, POR ndërsa festoni me Albin Rrencin, mbani mend:

Qeverisja e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit.

Për muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë seancë plenare.

Mbani mend se, në Politikën e brendshme:

Kosova pati zero zhvillim ekonomik

Kosova pati rritje të vazhdueshme të çmimeve

Kosova nuk pati rritje të pagave

Kosova pati zero zhvillim në shendetësi

Kosova pati zero zhvillim në drejtësi

Kosova pati zero zhvillim në arsim

Kosova pati zero zhvillim në infrastrukturë (me përjashtim të urës së famshme në Saradran)

Kosovën e braktisën qindra mijëra qytetarë

Kosovës iu vodhën rezervat shtetërore

Qeveria shkeli dhjetëra herë kushtetutën e vendit.

Qeveria e legalizoi krimin e organizuar, korrupsionin dhe vjedhjen e parasë publike

Në Politikën e Jashtme:

Kosova pësoi shkatërrim të Diplomacisë duke e zhbërë pothuajse në tërësi politikën e jashtme.

Kosova katër vjet nuk pranoi asnjë njohje.

Kosova për katër vjet nuk u anëtarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Kosova u manovrua nën sanksione të BE-së.

Kosova i përkeqësoi marrëdhëniet me SHBA-të.

Për herë të parë, nga Serbia në OKB u falënderua Ministrja e jashtme për bashkëpunim kundër UÇK-së.

Kosova u bë gaz i botës.

Dhe mbi të gjitha, mbani mend që minatorët e Trepçës nuk po kanë bukë në sofër

Mos lejoni që e gjithë kjo të ndodhë në emrin tuaj sepse nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet.