Lajme

Musliu: “Ndërkombëtarët ishin mësuar me kastat e kaluara politike të korruptuara dhe të lidhura ngushtë me krimin e organizuar”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:37 / 28 May 2024

Gjithashtu, juristi potencoi se vendosja e kushteve nuk sjellë rezultate, për këtë mbështeti Kurtin në qëndrimet e tij për sovranitet dhe kushtetutshmëri të vendit.

“Personalisht e kam mbështetur qëndrimin e kryeministrit Kurti, sepse është obligim moral dhe kushtetues që kryeministri Kurti t’a mbrojë dinjitetin e qytetarëve, kredibilitetin, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e shtetit të Kosovës, se sa t’iu nënshtrohet kërkesave dhe kushtëzimeve asimetrike të ndikuara nga propaganda serbo – ruse. Se kushtëzimet nuk sjellin rezultate, vërteton fakti se qeveritë e kaluara vazhdimisht iu nënshtruan kushtëzimeve dhe kërkesave të ndërkombëtarëve, të cilat, jo vetëm që nuk sollës stabilitet dhe siguri, por ato komplikuan dialogun duke shkaktuar edhe trazira në Veri të Kosovës. Ndërkombëtarët ishin mësuar me kastat e kaluara politike të korruptuara dhe të lidhura ngushtë me krimin e organizuar, që përmes shantazheve dhe kërcënimeve arrinin koncesione të liga, kurse me kryeministrin Kurti fatmirsisht kjo nuk kalon”, shpjegoi Musliu.

Më tej, ai përmendi tre faktorë kryesor që kanë ndikuar negativisht në arenën ndërkomëbtarë.

“Situatës së krijuar i kanë kontribuar tre faktorë të brendshëm: së pari, opozita, e cila është gjeneratori kryesor dhe i vetëm, që nga fillimi i mandatit të kryeministrit Kurti ka luajtur rol destruktiv për çështjet vitale të shtetësisë, sepse në vend t’a përkrahin  kryeministrin Kurti duke manifestuar unitet nacional, ajo për poena të plitikës ditore, në mënyrë të paskrupullt ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke ia mbajtur anën politikave dhe kërkesave të Vuçiqit dhe lobit serbo-rus ; së dyti, disa media të Kosovës, të paguara nga bosët e korrupsionit dhe krimit, në vazhdimësi kanë bërë propagandë gebelsiane kundër kryeministrit Kurti, të cilat kanë qenë në të njejtën linjë me mediat e pro Vuçiqit në Serbi ; së treti, Edi Rama, i cili është ndër të parët që loboi bashkë me Hashim Thaçin, Vuçiqin, Baton Haxhiun, Vlora Çitakun, dhe jo vetëm, për ndarjen e Kosovës, asnjëherë, jo vetëm që nuk e përkrahu Kosovën, por ka luajtur rol përçarës dhe destruktiv në arenën ndërkombëtare, i cili me ndjenjat e tij antikombëtare dhe qëllime karieriste, dëmtoi rëndë çështjen e Kosovës”.