Ballina

Musliu-Shoshi: O Albin Kurti, shumë qytetarë nga vërshimet mbetën të pastrehë, mos luaj me ndjenja…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:45 / 24 January 2023

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Kurti që nuk po u del në ndihmë disa komunave rreth vërshimeve që kanë ndodhur ditën e enjte në disa komuna të Kosovës.

Musliu Shoshi thotë se Kurti po luan me ndjenjat e qytetarëve, duke mos zgjatur dorën e ndihmës e bashkëpunit.

Postimi i plotë:

Kosova ka një Kryeministër që edhe në fatkeqësi natyrore ofendon e nuk e zgjatë dorën e ndihmës e bashkëpunimit. Luan me ndjenjat e qytetarëve që tashmë shumë prej tyre janë edhe pa strehë e me shumë dëme materiale.
S’të ka mbet tjetër Albin, veç me mallku edhe diellin që ka rrezu që 20 vjet!