Lajme

Musliu: VV-ja me fjalë ka qenë kundër Speciales, por jo me vepra

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:21 / 17 December 2022

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për dyfytyrësi në raport me Specialen.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se kjo parti politike Gjykatën Speciale e ka kundërshtuar vetëm me fjalë.

Sipas saj, subjekti politik i Albin Kurtit ndryshe ka folur dhe ndryshe ka vepruar për këtë çështje.

Qëndrimi i LV-së karshi Gjykatës Speciale e portretizon më se miri komplet Lëvizjen Vetëvendosje. Sepse kjo parti thotë diçka tjetër dhe bën diçka tjetër. Deklarohet ndryshe, vepron ndryshe. Ju e dini se ata me fjalë kanë qenë kundër gjykatës, por nuk kanë pasur kurajën dhe guximin të vijnë të jenë kundër gjykatës me votë. Sot në çdo dokument të Kuvendit nuk thuhet se kanë qenë 40 deputetë kundër gjykatës e 83 pro, por thuhet se kanë qenë 5 deputetë e kundër dhe 83 pro”, është shprehur Musliu, e cila ka votuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Ajo ka thënë se kjo parti nuk ka bërë asgjë për të parandaluar këtë gjykatë.

Lëvizja Vetëvendosje e ka treguar fytyrën e saj të vërtetet. Është lehtë të recitojmë, është lehtë të shkruajmë statuse në Facebook. Sot ndoshta kemi pasur plotë statuse në Facebook, por çka kemi bë konkretisht ne për ta parandaluar këtë gjykatë”, ka vlerësuar ajo.