Lajme

Mustafa: Amerika s’lejoi që as unë e as Thaçi ta krijonim ushtrinë, meritat i takojnë Haradinajt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:50 / 19 November 2025

Ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se SHBA-ja dhe NATO-ja nuk kanë pranuar diskutime për ushtrinë gjatë qeverisjes së tij dhe Hashim Thaçit, ndërsa vlerëson Ramush Haradinajn për arritjen e transformimit të FSK-së.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka merita të veçanta për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se në kohën kur ai dhe Hashim Thaçi drejtonin qeverinë, SHBA-ja dhe NATO-ja nuk pranonin as të dëgjonin për këtë çështje.

Në një intervistë për ATV, Mustafa tha se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri ishte i pamundur pa ndryshim kushtetues dhe se aleatët perëndimorë atëherë nuk ishin të gatshëm të mbështesnin një hap të tillë.

Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder krejt Kosova. As vetë nuk e di se si ka arritur t’i bindë SHBA-të që të bëhet transformimi në ushtri. SHBA-ja e as NATO-ja nuk kanë dashur të dëgjojnë që ne ta bëjmë ushtrinë pa ndryshim të Kushtetutës”, tha Mustafa, duke iu referuar periudhës së qeverisjes së tij dhe të Thaçit.

Ai shtoi se Haradinaj arriti të finalizojë një proces të ndërlikuar dhe të bllokuar për vite me radhë.

Këtë punë e kreu Ramushi dhe ka merita të veçanta për këtë”, u shpreh ish-kryeministri.

Deklaratat e Mustafës vijnë si vlerësim publik për rolin e Haradinajt në një nga proceset më të rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës.