Lajme

Mustafa del hapur kundër Abdixhikut: Duhej të largohej, kopjoi Albin Kurtin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:07 / 7 February 2026

Ish-kryetari i LDK-së thotë se rezultati prej 13% tregon se partia ka nevojë për lidership të ri, jo për debat mbi figurën personale të kryetarit.

Një javë pas marrjes së votëbesimit në Kuvendin e LDK-së, kryetari i ri, Lumir Abdixhiku, po përballet me kritika nga ish-kryetari Isa Mustafa. Sipas tij, nëse do të merrej parasysh zëri i qytetarëve në zgjedhjet e fundit, Abdixhiku nuk do të duhej të qëndronte në krye të partisë.

“Votëbesimi duhet të lidhet me disponimin në terren, me zërin e qytetarëve. Në qoftë se zëri i qytetarëve ka ardhur deri aty që LDK-në prapë ta kthejë në 13%, atëherë kjo ka merituar një qasje tjetër,” deklaroi Mustafa në një intervistë për KosovaPress, percjell KOHA.net.

Ai shtoi se debati brenda partisë nuk duhet të fokusohet te figura personale e kryetarit, por te modeli i lidershipit që i nevojitet LDK-së për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të përmirësuar rezultatet zgjedhore.

“Fushata që është bërë nga LDK-ja është bërë si licitacion ndaj VV-së. E kanë imituar Albin Kurtin – secila parti ka tentuar të ofrojë më shumë se tjetra,” tha Mustafa, duke kritikuar mungesën e një strategjie të qartë ideologjike dhe politike nga partia.

Gjatë javës së kaluar, gjithashtu është përfolur se Isa Mustafa ka punuar kundër Abdixhikut në Kongresin e LDK-së që u mbajt një javë më parë