Lajme

Mustafa: Institucionet nuk kanë ide se si të zbusin inflacionin, buxheti po e humb vlerën reale e askush s’jep përgjegjësi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:02 / 26 July 2022

Qeveria e Kosovës prej kohësh thirrej në rritje ekonomike, e hapje të vendeve të reja të punës.
Por, pavarësisht këtyre deklarimeve nga ministrat dhe kryeministri Albin Kurti, situata ekonomike në vend theksohet të jetë krejt ndryshe.

Inflacioni në Kosovë gjatë muajit qershor arriti në 14 përqind, apo më i larti ndër vite.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të produkteve: buka dhe drithërat (1,1%), mishi (1,4%), pemët (3,0%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,2%), kafja, çaji dhe kakao (2,3), pijet alkoolike (1,5%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,0%),mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,8%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (15,4%), shërbimet për transport (5,9%), pushime të organizuara (4,1%), shërbimet hoteliere (2,3%), kujdesi personal (1,5%).

E padyshim se rritja e çmimeve dëmtoi drejtpërdrejt secilin qytetarë të Kosovës, të cilëve iu desh të punonin njësoj, ndonjëherë edhe më shumë e si përfundim duke mos marrë as produktet që dikur i merrnin me çmimeve shumë më të ulëta.

Përballja me një krizë ekonomike të tillë, ka shtuar edhe më tepër frikën për një dimër jashtëzakonisht të vështirë.

Lidhur me këtë situatë ekonomike, lajmi.net ka kontaktuar ish-kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.

Mustafa ka deklaruar se sa i përket krizës ekonomike, në Kosovë ka karakter stihik me një inflacion shumë më të lartë dhe me mungesë strategjie.

“Sa i përket krizës ekonomike, ajo në Kosovë ka karakter stihik me një inflacion shumë më të lartë dhe me mungesë strategjie”, tha Mustafa.

Madje ai theksoi se institucionet drejtuese të vendit nuk kanë ide se si ta zbusin inflacionin, e pastaj ta tejkalojnë atë.

“Institucionet nuk kanë ide se si ta zbusin dhe pastaj ta tejkalojnë. S’ka investime, s’ka rritje të pagave dhe punësim produktiv”,shtoi ai.

Sipas ish-kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, krizat nuk kapërcehen me punësim administrativ, por me politika proaktive zhvillimore.

“Krizat nuk kapërcehen me punësim administrativ, por me politika proaktive zhvillimore.Buxheti i grumbulluar po e humb vlerën reale nga inflacioni e askush nuk jep përgjegjësi”,tha Mustafa.

Por jo vetëm kaq. Sipas Mustafës situata me energjinë-elektrike pritet po ashtu të jetë një problem shumë i madh në vend.

E ishte pikërisht kjo çështje e cila u diskutua gjatë ditëve të kaluara, ku u paralajmërua mundësia e rritjes së çmimeve në faturat e energjisë-elektrike.

Nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjinë, u tha se aktualisht ka furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, mirëpo kurdo që ka rritje të importit të energjisë elektrike, kostot duhet të reflektohen.

Kryesuesi bordit të ZRrE-së, Ymer Zejnullahu, tha se aktualisht nuk janë plotësuar kriteret për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave, por nuk përjashtohet një gjë e tillë në të ardhmen.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk është në dijeni nëse ka kërkesa të tillë nga KESCO.

“Së pari unë nuk jam në dijeni për përgatitjet e kërkesave për ZRRE-në nga ana e operatorëve ekonomikë. Nuk jam në dijeni për këtë. Ato shkojnë te Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe aty duhet të kemi një përgjigje edhe shtetërore edhe profesionale”, ka thënë Kurti.

Në rast të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike sërish për qytetarët e Kosovës, padyshim se kriza ekonomike veçse do të thellohej.

Përballja me ngritje ekstreme të çmimeve është duke vazhduar. Qytetarëve u duhet të paguajnë gjësende të njëjta, por me çmime deri në tre herë më të lartë.

E njëjtë ishte situata për disa muaj radhazi edhe me furnizimin me derivate. Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë mori vendim për vendosje të “çmimit tavan”, gjë që ishte në funksion deri ditën e djeshme.

Kësisoj çmimi i derivateve pati rënie deri në 30 cent, por që nuk dihet nëse gjatë ditëve të ardhshme ky çmim do të lëviz sërish për t’u bërë i papërballueshëm siç ishte muaj më parë.

Nga Qeveria e Kosovës ditë më parë janë deklaruar lidhur me mundësinë e vendosjes së një “çmimi tavan” edhe për produktet bazë. Kësisoj një çmim i tillë do të pamundësonte që tregtarët të rrisin çmimin nga dita në ditë, pavarësisht nevojës së madhe të qytetarët për t’u furnizuar me produktet përkatëse.

Opdag spændende madlavningsløsninger, kreative livshack og nyttige tips til haven på vores hjemmeside. Lær hvordan du kan forvandle simple ingredienser til lækre retter, få inspiration til at organisere dit hjem og bliv klogere på alt fra haven til bæredygtig livsstil. Vores side er fyldt med spændende information, der kan berige dit liv på mange måder. Besøg os regelmæssigt for opdateringer og nyttige artikler, der kan gøre en positiv forskel i din hverdag. Kun 1 procent af befolkningen Psykologisk test af visuelle Mennesker med perfekt syn opdager 3 æbler blandt tomater Kun en moderne Sherlock Holmes kan Tråden" er gemt i Fang agernet på 7 Finding a flaw in Svært puslespil: Find kyllingen i tulipanerne på 10 sekunder Kun en genier kan gøre det: Du skal finde Jagten på den mystiske Kun få kan finde den skjulte ring på De tre forskelle mellem Hvem kidnappede babyen: en 5-sekunders mindfulness-puslespiloplevelse Oplev en verden af nyttige tip, spændende opskrifter og nyttige artikler om havearbejde på vores hjemmeside. Vi tilbyder et væld af information om alt fra madlavning til havearbejde, så du kan blive bedre rustet til at tackle hverdagens udfordringer. Uanset om du er interesseret i at lære nye madlavningsteknikker eller få gode råd til at dyrke dine egne grøntsager, har vi alt, hvad du har brug for. Besøg vores hjemmeside i dag og lad dig inspirere af de mange nyttige tips og tricks.