Ish – kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë Kosova nuk ka politikë të jashtme sepse po merret me vetveten në vend që të organizohet dhe të jetë prezente në politikën e jashtme.
“Ne tani politikë të jashtme nuk kemi, nuk kemi sepse politikën e jashtme po merremi me vetveten, kemi filluar ti qërojmë hesapet brenda vetvetes në Ministrinë e Punëve të jashtme e jo që të organizohemi dhe të jemi prezent në politikën e jashtme, çoftë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare qoftë në bashkëpunim me shtete e veçanta qoftë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe me shtetet e Bashkuara të Amerikës si të themi me dy palë që janë të domosdoshme që qeveria të punojë shumë me ta edhe të ketë kujdes edhe të kundërshtimet, disa kundërshtime janë parimore dhe unë nuk do të hyjë se çka është dashur të kundërshtohet dhe çka nuk është dashur sepse ato çështje qeveria duhet i matë vet, duhet ti masin edhe ndërkombëtarët sepse edhe ndërkombëtarët kanë kontribuar që kjo qeveri, në të vërtetë që kjo parti të vjen në pushtet sepse janë ata që kanë kërkuar ndryshime, janë ata që e kanë përkrahur deri në fund, janë ata që na kanë bërë neve demarshe si LDK pse po e prishni koalicionin me ta, prandaj ata e kanë ditur me kohë cilat janë qëndrimet dhe orientimet e kësaj partie politike e cila ka ardhur në pushtet”, ka thënë Mustafa.
Ai më tej ka shtuar se Kosova duhet të ketë një qeveri e cila do të jetë shumë aktive në politikën e jashtme dhe ta ruaj bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në sepse përndryshe nuk mund të fitohen këtë beteja.
“Përkundër të gjithave mendoj që duhet të kemi një qeveri e cila është shumë aktive në politikën e jashtme, shumë aktive në koordinim të politikës së jashtme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ne të gjitha betejat në politikën e jashtme i kemi fituar në përkrahje dhe me një bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”, ka thënë Mustafa në Tëvë1.