Lajme

Mustafa: Nëse VV merr presidentin, do të ktheheshim në shtet njëpartiak

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:24 / 7 April 2026

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka folur për zhvillimet politike rreth çështjes së presidentit.

Mustafa ka folur për mundësinë që VV-ja t’i drejtojë tri institucionet kryesore të Kosovës.

Së pari po shprehem se çfarë nuk është zgjidhje. Zgjidhje nuk do të ishte që VV, duke e pasur shumicën në Kuvend, Kryeparlamentarin dhe Qeverinë, të ketë edhe Presidentin. Kështu do të ktheheshim në një shtet njëpartiak” – tha ai.

Këtë figurë është vështirë ta gdhendim si skulptor, por të pajtohemi se nuk ka të përkryer. Të jetë një njeri që siguron balancë të brendshme, mbrojtje të kushtetutës dhe përfaqësim jashtë në interes të vendit.”, tha tutje Mustafa për IndeksOnline.